Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka evidentuar një sërë shkeljesh në mënyrën se si Qendra për Punë Sociale në Pejë ka trajtuar rastin e Arlinda Zekajt. Sipas raportit të hartuar pas inspektimit, janë konstatuar mosrespektimi i afateve gjyqësore, neglizhencë në përmbushjen e detyrave, mosveprim sipas përgjegjësive zyrtare dhe mungesë e mbikëqyrjes profesionale. Raporti evidenton se dokumentacioni është dorëzuar në Gjykatë jashtë afatit shtatëditor, ndërsa menaxherja e rastit ka munguar në seancën gjyqësore të 5 tetorit. Gjithashtu, sipas Ministrisë, nuk është realizuar monitorimi i kërkuar pas marrjes së vendimit gjyqësor dhe nuk janë zbatuar procedurat standarde të menaxhimit të rastit. Divizioni i Inspektimit i ka rekomanduar kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhirit, marrjen e masave disiplinore ndaj menaxheres së rastit dhe...
Burimi:
kohajone.com