Rashford drejt largimit nga Manchester United. 70 milionëshi katalanas, favoriti për ta zëvendësuar

Rashford drejt largimit nga Manchester United. 70 milionëshi katalanas, favoriti për ta zëvendësuar

2 Nëntor 2026 10:11 Alfred Lleshi Eksperienca e dytë e Marcus Rashford te Manchester United mund të përfundojë që në janar. Sulmuesi anglez, i rikthyer pas huazimeve tek Aston Villa dhe Barcelona, nuk është i kënaqur me minutazhin. Ai ka luajtur vetëm 8 ndeshje, gjithsej 502 minuta. Anglezi është i hapur për largimin, ndërsa klubi nuk do ta pengonte transferimin, pasi nuk është plotësisht i kënaqur me qëndrimin e tij. Fermín López është kandidati kryesor për zëvendësimin e tij. Mesfushori i Barcelonës ka shënuar 6 gola në 13 ndeshje, por katalanasit kërkojnë të paktën 70 milionë euro. Për spanjollin interesohen edhe Chelsea dhe PSG, çka mund ta rrisë më tej çmimin. Një alternativë më ekonomike është Dominic Calvert-Lewin i Leeds United. Sulmuesi anglez, gjithashtu i vitlindjes 1997,...