Raporti: Shqipëria me taksë karboni zero në BE, çmimi i energjisë arrin 142 euro/MWh

Raporti: Shqipëria me taksë karboni zero në BE, çmimi i energjisë arrin 142 euro/MWh

Shqipëria rezultoi me kosto orientuese zero nga Mekanizmi i Rregullimit të Karbonit në Kufij (CBAM) për energjinë elektrike të eksportuar drejt Bashkimit Europian, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor rezultuan me kosto orientuese që arritën deri në 94,5 euro për megavatorë (MWh). Ndërkohë, çmimet e energjisë në bursën vendase u rritën ndjeshëm gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, duke arritur mesatarisht në 142 euro/MWh, nga 88,6 euro/MWh në tremujorin e mëparshëm. Sipas raportit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, “CBAM Quarterly Report 2026/3”, të publikuar më 30 tetor 2026, vlera standarde e emetimeve të karbonit për energjinë elektrike të importuar nga Shqipëria në BE është zero, çka rezulton në një kosto orientuese zero nga CBAM për tremujorët e dytë dhe të tretë të...