Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë qytetarë të Koresë së Veriut për të montuar dronë luftarakë për luftën kundër Ukrainës, duke shmangur sanksionet ndërkombëtare dhe duke i siguruar Phenianit një burim të rëndësishëm valutë të huaj, sipas një raporti të publikuar më 16 shtator nga Ekipi Multilateral për Monitorimin e Sanksioneve (MSMT). Gjatë vitit të kaluar, punëtorët emigrantë verior-koreanë jashtë vendit kanë gjeneruar deri në 800 milionë dollarë për qeverinë e Kim Jong Un-it, të cilat janë përdorur për financimin e programeve bërthamore dhe raketore në shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thuhet në raport. Raporti vlerëson se deri në 25.000 verior-koreanë janë të punësuar në industrinë e dronëve të Rusisë, përfshirë objektet në zonën e veçantë ekonomike Alabuga në Tatarstan,...