Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Shqipëria ka arritur nivele rekord të investimeve të huaja gjatë viteve të fundit, por korrupsioni, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave vijojnë të përbëjnë shqetësime për klimën e biznesit në vend. Në raportin për Klimën e Investimeve në Shqipëri për vitin 2026, Departamenti Amerikan i Shtetit vëren se ekonomia shqiptare mbetet e cenueshme ndaj korrupsionit të përhapur, krimit të organizuar, pastrimit të parave, konkurrencës së shtrembëruar dhe informalitetit. Sipas raportit, një tjetër problem i rëndësishëm është mungesa e fuqisë punëtore, e nxitur nga emigrimi, si dhe niveli i ulët i produktivitetit. Pavarësisht këtyre problematikave, DASH vlerëson potencialin ekonomik të Shqipërisë dhe kuadrin ligjor të vendit. Raporti evidenton gjithashtu përparim në kufizimin e korrupsionit të vogël përmes digjitalizimit të shërbimeve publike. Megjithatë, investitorët e huaj...