Raportet Trump-Meloni, si një marrëdhënie “dashuri-urrejtje”! Presidenti amerikan ndryshon përsëri mendim: Gjithmonë më ka pëlqyer, shkojmë shumë mirë!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se marrëdhënia e tij me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, është “shumë e mirë”, duke shtuar se ajo “gjithmonë i ka pëlqyer”. Deklarata u bë nga Trump në një komunikim me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, pasi u pyet për raportet me kryeministren italiane. “Shumë e mirë. Mendoj se është një marrëdhënie shumë e mirë. Ajo më pëlqen. Gjithmonë më ka pëlqyer”, tha Trump. Deklarata vjen pas disa muajsh me tone më të ashpra në marrëdhëniet mes dy liderëve. Mediat italiane e kanë interpretuar këtë qëndrim si një zbutje të tonit të Trumpit ndaj Melonit, pas përplasjeve të mëparshme lidhur, ndër të tjera, me qëndrimet ndaj luftës në Iran dhe angazhimin e vendeve europiane. Trump dhe Meloni kanë pasur...
Burimi:
javanews.al