Rama vizitë zyrtare në Amerikë, fjalim në OKB dhe takim me shqiptarët

Rama vizitë zyrtare në Amerikë, fjalim në OKB dhe takim me shqiptarët

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të udhëtojë edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare do të jetë pjesë e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që zhvillohet në Nju Jork nga 22 deri më 28 shtator. Sipas axhendës paraprake, Rama pritet të mbajë fjalimin e Shqipërisë në paraditen e 25 shtatorit, në orën lokale amerikane. Këtë vit, përfaqësimi i Shqipërisë në OKB i është besuar kryeministrit. Përmbajtja e fjalimit të Ramës ende nuk është bërë publike, por një nga temat që mund të jetë pjesë e deklaratës së tij është edhe vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Po ashtu Rama pritet të zhvillojë edhe takime me komunitetin shqiptar. Një prej tyre raportohet se do të...