Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve: Një gjykatës në Shqipëri merr 500 euro më shumë se kolegu në Greqi
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e magjistratëve. Në një postim të publikuar sot në rrjetin social X, Rama krahasoi pagat e gjyqtarëve shqiptarë me ato të kolegëve të tyre në vendet fqinje. “Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi…”, shkruan Rama. Reagimi i kryeministrit vjen pas padisë në SPAK të magjistratëve, të cilët kërkojnë rritjen e pagave. Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në...
Burimi:
vizionplus.tv