Rama u vë fre pagave të magjistratëve, mazhoranca socialiste përcakton me 84 vota formulën e re
Kuvendi miratoi në orët e para të së premtes, me 84 vota pro, projektligjin e socialistëve për pagat e magjistratëve. Kryeministri Edi Rama votoi pro, ndërsa kryetari i PD-së, Sali Berisha, mungoi në momentin e votimit. Por 84 votat zgjidhën vetëm një pjesë të problemit. Në qendër të konfliktit është formula me të cilën llogaritet paga referuese e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Deri në ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese, ligji e lidhte këtë pagë me koeficientin 0.36 të pagës së Presidentit të Republikës. Formula që miratoi mazhoranca e ndryshon koeficientin nga 0.36 në 0.38. Efekti është një rritje e pagës referuese me rreth 8,500 lekë. Pikërisht kjo shifër ka prodhuar kundërshtimin e institucioneve të drejtësisë, sepse përllogaritja e tyre është shumë më e lartë. KLGJ vendosi më...
Burimi:
gijotina.com