Rama: TVSH-ja për 54 produkte zbret nga 20% në 6%

Rama: TVSH-ja për 54 produkte zbret nga 20% në 6%

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se TVSH-ja për 54 produkte do të ulet nga 20% në 6%, një masë që sipas qeverisë synon të lehtësojë shpenzimet e familjeve shqiptare dhe të ndikojë në uljen e kostove të produkteve të përditshme. Gjatë podcastit të tij “FLASIM”, kreu i qeverisë theksoi se ulja e taksës duhet të reflektohet drejtpërdrejt në çmimet që paguajnë konsumatorët dhe nuk duhet të mbetet thjesht një ndryshim në legjislacion. Rama u bëri thirrje tregtarëve që të tregojnë përgjegjshmëri në zbatimin e kësaj mase, ndërsa paralajmëroi se qeveria do të monitorojë mënyrën se si do të reflektohet ulja e TVSH-së në treg. Një tjetër instrument që, sipas kryeministrit, do të ndihmojë në rritjen e transparencës është platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve”....