Rama tregon 3 vendimet e reja për studentët
Kryeministri Edi Rama njoftoi rritjen e bursave për studentët që vijnë nga familje në vështirësi ekonomike me 15 mijë lekë të reja, duke e çuar vlerën e tyre në 25 mijë lekë në muaj. Mbështetja financiare do të shtrihet edhe për studentët e nivelit master. “Bursa u rritet me plus 15 mijë lekë të reja, pra u bëhet praktikisht sa një gjysmë page minimale, 25 mijë lekë dhe u shtrihet edhe në nivelin master”, deklaroi Rama. Kryeministri prezantoi edhe masa të reja për strehimin e studentëve dhe çifteve të reja. Sipas tij, projektligji i ri për strehimin, që ndodhet në Parlament, parashikon qira të bashkëfinancuara nga qeveria, si dhe kredi me interes 0% ose 3%, në varësi të kritereve dhe kushteve ligjore. Një tjetër nismë...
Burimi:
kohajone.com