Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut
Përplasja mes mazhorancës dhe opozitës për çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, është zhvendosur edhe në Konferencën e Kryetarëve, ku Partia Demokratike kërkoi zhvillimin e një mocioni me debat, ndërsa Partia Socialiste kërkoi që çështja t’i lihet hetimit të SPAK. PD, përmes kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi, argumentoi se kërkesa për mocion nuk synon të ndërhyjë në hetimin penal, por të shqyrtojë përgjegjësitë institucionale për emërimin, drejtimin dhe mbikëqyrjen e SHISH. “SPAK-u është duke e bërë punën e vet. Kuvendi ka punën e vet”, deklaroi Bardhi, duke theksuar se opozita nuk kërkon të marrë të dhëna nga dosja hetimore apo të thërrasë prokurorët në Kuvend. Sipas Bardhit, Parlamenti duhet të diskutojë përgjegjësitë që lidhen me funksionimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve të sigurisë. Ai...
Burimi:
gijotina.com