Rama tallet me Berishën: Jeni aq të parëndësishëm sa nuk ju pranojnë as në protesta
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke komentuar protestat kundër qeverisë dhe duke vënë në pikëpyetje ndikimin politik të Partisë Demokratike. Rama i cilësoi protestat kundër qeverisë si një fenomen krejt normal në një demokraci, por shfrytëzoi rastin për të ironizuar opozitën, duke pretenduar se ajo nuk arrin të ketë mbështetjen e qytetarëve dhe se protestuesit nuk e pranojnë praninë e saj në tubime. “Të jesh në qeveri dhe të protestojnë kundër qeverisë është gjëja më e natyrshme. Të jesh në pushtet dhe të kërkojnë llogari me protesta është gjëja më e natyrshme, por të jesh në opozitë dhe të mos pranohesh as t’i afrohesh protestës është gjëja më e dhimbshme”, deklaroi kryeministri. Më tej, Rama u ndal te...
Burimi:
ntv.al