Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka gabuar SPAK

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka gabuar SPAK

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rinisjen e podkastit të tij “Flasim”, me një intervistë ndryshe, ku Rama nuk do të jetë ai që drejton intervistën, por do t’u përgjigjet pyetjeve të drejtuara ndaj tij. Në fragmentet e publikuara për të prezantuar episodin, kryeministri ndalet te disa prej temave më të diskutuara të aktualitetit politik, mes tyre Ishulli i Sazanit, SPAK-u, drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe e ardhmja e tij politike. Një prej deklaratave të Ramës lidhet me pasardhësin e tij politik. Ai shprehet se nuk ka ndërmend të zgjedhë një person që do ta pasojë në drejtimin politik. “Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës, ai duhet të të vrasë. Unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë do të...