Rama shkarkon Besfort Lamallarin: Do i jepet post në Kryeministri! Ministër i Brendshëm emërohet Ervin Demo
Besfort Lamallari, Ervin Demo dhe Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Në vend të tij, në krye të Ministrisë së Brendshme është emëruar Ervin Demo. Ky i fundit prej shtatorit 2025 ushtroi detyrën si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor. Pas lëvizjeve në qeveri, Edi Rama ka njoftuar se Lamallari do të jetë pjesë e ekipit të tij në Kryeministri. Rama bëri të ditur gjithashtu se Ervin Demo do të marrë përsipër çështjet e Brendshme, ku do të integrohen edhe Çështjet Vendore. Në këtë mënyrë, çështjet vendore do të rikthehen nën përgjegjësinë e Ministrisë së Brendshme, ndërsa një pjesë e strukturave përkatëse pritet të integrohen në këtë dikaster. Edi Rama: Sot kam vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që...
Burimi:
zeri.ai