Rama rikthehet me podcastin “Flasim”: Rezultatet e PISA frut i një pune të gjatë! E nisëm nga fundi, tani jemi të parët

Rama rikthehet me podcastin “Flasim”: Rezultatet e PISA frut i një pune të gjatë! E nisëm nga fundi, tani jemi të parët

Kryeministri Edi Rama është rikthyer me podcastin “Flasim”, duke nisur sezonin e shtatë me një episod të dedikuar arsimit dhe rezultateve të Shqipërisë në testimin ndërkombëtar PISA 2025. Në episodin e parë të sezonit të ri, të titulluar “Të reja nga shkolla”, Rama u shpreh se arsimi ishte tema që nuk mund të mungonte në një moment kur përfundon pushimi veror dhe nis një vit i ri shkollor. Kryeministri u ndal te rezultatet e PISA 2025, duke shprehur kënaqësinë për përmirësimin e Shqipërisë dhe duke ia atribuar këto rezultate, sipas tij, një pune të gjatë dhe një transformimi të sistemit arsimor. Rama: Një episod i cili nuk mund të mos i kushtohet arsimit në një moment të vitit kur po përfundojnë pushimet,  por po përfundojnë...