Rama reagon sërish për pagat e magjistratëve: KLP dhe KLGJ, shëmbëlltyra e errët…Kush jeni “partia e çekiçëve”?

Rama reagon sërish për pagat e magjistratëve: KLP dhe KLGJ, shëmbëlltyra e errët…Kush jeni “partia e çekiçëve”?

edi rama TIRANË- Një tjetër reagim ka ardhur nga kryeministri Edi Rama për përplasjen e krijuar rreth pagave të trupës së drejtësisë. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Rama ka kritikuar mënyrën se si Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) kanë kërkuar zbatimin e vendimit për trajtimin financiar. Përplasjen mes institucioneve, kryeministri e cilëson si një situatë “të shëmtuar” dhe shqetësuese, duke theksuar se duhet të ketë komunikim mes palëve për të gjetur një zgjidhje për zbatimin e vendimit. Rama thekson se qeveria do të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa përmend edhe afatin e 31 korrikut, i cili, sipas tij, nuk u përmbush për shkak të procesit parlamentar. Sa i përket padive të ngritura ndaj Ministrisë së Financave, Rama...