Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik në Vlorë: Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko Pijanikun

Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik në Vlorë: Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko Pijanikun

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar në Vlorë kundër vijimit të punimeve për ndërtimin e Muzeut Hebraik. Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Rama i ka cilësuar protestuesit “delenxhinj”, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet se ndërtimi i Muzeut Hebraik po dëmton apo po zëvendëson Muzeun Labëria. Ai gjithashtu ka hedhur akuza edhe ndaj deputetit demokrat Bujar Leskaj, të cilin e quan “Lesko pijaniku”. “Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës”, shkruan Rama, duke e cilësuar muzeun si “një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Sipas kryeministrit, Muzeu Labëria nuk do të zhduket, por do të...