Rama publikon pamje nga punimet për “Urën e Re” të Bahçallëkut: Po merr formë hap pas hapi, investimi lehtëson lëvizjen në hyrje të Shkodrës

Rama publikon pamje nga punimet për “Urën e Re” të Bahçallëkut: Po merr formë hap pas hapi, investimi lehtëson lëvizjen në hyrje të Shkodrës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet për ndërtimin e Urës së Re të Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës. Rama shprehet se ura po merr formë hap pas hapi, ndërsa thekson se investimi synon të lehtësojë lëvizjen në hyrje të qytetit. “Me Urën e Re të Bahçallëkut që po merr formë hap pas hapi, një investim që do të lehtësojë lëvizjen në hyrje të Shkodrës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. Ura e re po ndërtohet paralelisht me urën ekzistuese dhe është pjesë e ndërhyrjeve infrastrukturore në këtë aks rrugor.