Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Kryeministri Edi Rama po prezanton platformën e “Pasqyrë Albania”, që nëpërmjet një aplikacioni online, synon përmirësimin e marrëdhënies qytetar – qeveri. “Asnjë ankesë apo kërkesë s’do të humbasë më në oqeanin e burokracisë. Janë një sërë elementësh të Pasqyra Albania që transformojnë këtë marrëdhënie, duke vendosur shtetin në sytë e qytetarit me një klik dhe një dritare. T’u vëmë në dispozicion një instrument ku ata mund të shohin vetë investimet, ecurinë e projekteve në çdo zonë të interesit të tyre. Do ta kthejmë çdo hallkë, çdo kërkesë, çdo problem në një pako DHL. Siç nisim një pako dhe e ndjekim gjithë kohës se ku ndodhet, do të bëjmë edhe me ankesën e kërkesën. Kjo do t’i japë qytetarit të shohë statusin e pakos së vet...