Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me studentët që prej 11 ditësh protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e tij. Përmes një akti simbolik, me vendosjen e blloqeve të betonit përpara Kryeministrisë, ku ishte shkruar fjala “Dialog”, Rama u ka bërë sërish thirrje studentëve të ulen në bisedime, duke theksuar se mbetet i gatshëm të përballet me çdo palë që beson te dialogu dhe te zgjidhja demokratike e mosmarrëveshjeve. Në deklaratën e tij, kreu i qeverisë nënvizoi se ftesa për dialog është përsëritur vazhdimisht dhe se ai është i gatshëm të takohet me studentët në çdo kohë dhe në çdo vend, për të diskutuar mbi çështjet që lidhen me të ardhmen e vendit. “Përsëri, e përsëri e përsëri, ftesa për dialog e gatishmëria për të...
Burimi:
javanews.al