Rama përjashton pa votim nga forumet Spiropalin dhe Ndrecën, nxjerr Klosin të japë lajmin! Braçe, Xhafaj e Majko kundër
Kryeministri Edi Rama përjashtoi pa votim nga forumet e PS-së dy socialistët Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk do të jenë më në asnjë nga forumet e PS-së. Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS-së të dy janë përjashtuar nga forumet e PS-së pa votim. E ndërsa Rama urdhëroi përjashtimin, nxorri Sekretarin e Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi për ta komunikuar largimin përmes një postimi në facebook. Kërkesa e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, avokatit të Erion Veliajt nga Partia Socialiste shkaktoi kundërshti brenda Asamblesë Kombëtare të PS-së. Tre prej figurave të njohura socialiste, Pandeli Majko, Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj, shprehën rezerva ndaj kësaj nisme, duke kundërshtuar largimin e dy anëtarëve nga partia. Vetë Klosi...
Burimi:
syri.net