Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!

Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!

Kryeministri Edi Rama thotë se pagat e gjyqtarëve do të ndryshojnë vetëm me vendim të Kuvendit dhe në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Duke e quajtur një histori bajate ngërçin e krijuar me pagat në drejtësi, i menjëhershëm ishte reagimi i tij, sapo magjistratët dorëzuan në SPAK një kallëzim ndaj ministrit të Financave Petrit Malaj, sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Finacnave dhe 14 drejtuesve të Thesarit në rrethe. Rama thotë se në atë kallëzim mungon vetëm emri i tij dhe i ministrit të Drejtësisë Toni Gogu, duke thënë se Malaj është konsultuar me ta para se të firmoste urdhrin për bllokimin e pagave. “Kallëzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit...