Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping
Një trajner peshëngritjeje, i identifikuar nga televizioni shtetëror grek ERT si Odise Dhima, vëllai i kampionit olimpik Pirro Dhima, është arrestuar nën dyshimin se u siguronte sportistëve substanca të ndaluara për rritjen e performancës. Sipas ERT-së, mes sportistëve të përfshirë është edhe djali i tij i mitur. 58-vjeçari u arrestua të enjten në zonën metropolitane të Athinës, pas një hetimi disamujor të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet kombëtare antidoping dhe ato shëndetësore. Autoritetet greke e njoftuan arrestimin të premten. Sipas policisë, trajneri dyshohet se u siguronte sportistëve substanca të ndaluara të paktën që prej prillit 2024. Hetimi dokumentoi një rast në të cilin një sportisti të mitur i ishte dhënë një substancë e paligjshme për përmirësimin e performancës. Policia bëri të ditur se si trajnerit,...
Burimi:
argjiroja.net