Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, një shtetas i huaj arrestohet në Kakavijë
Një shtetas i huaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, teksa po hynte në territorin shqiptar. Arrestimi u realizua në kuadër të një operacioni të përbashkët mes autoriteteve kufitare shqiptare dhe atyre greke. Gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtimit, punonjësit e policisë konstatuan se ndaj shtetasit ishte lëshuar një urdhër-arresti europian nga autoritetet zvicerane, për veprat penale “Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” dhe “Pastrim i parave që rrjedhin nga veprimtari kriminale”. Sipas legjislacionit zviceran, veprat penale për të cilat ai kërkohet parashikojnë një dënim maksimal deri në 20 vite burg. Pas arrestimit, shtetasi i huaj u shoqërua në Sektorin për Hetimin e...
Burimi:
argjiroja.net