86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

Një shtetase shqiptare është arrestuar mëngjesin e së premtes në Igumenicë të Greqisë, pasi në automjetin që drejtonte policia zbuloi një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Sipas njoftimit të Policisë greke, gjatë kontrolleve të synuara, efektivët ndaluan automjetin që drejtohej nga gruaja dhe që ishte në pronësi të saj. Gjatë kontrollit në brendësi të makinës u zbuluan 80 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 86 kilogramësh e 438 gramësh. Nga hetimet paraprake dyshohet se droga ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër me Shqipërinë dhe kishte si destinacion transportimin drejt brendësisë së territorit grek. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan nga autoritetet, ndërsa ndaj shtetases shqiptare të arrestuar u ngrit çështje penale. Ajo pritet të dërgohet përpara Prokurorisë së Shkallës së Parë të Thesprotisë....