Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar
Kryeministri Edi Rama ka folur sot në podkastin e tij ‘Flasim’ për marrëdhëniet e tij me biznesmenin Ergys Agasi. Rama tha se shumë persona mund të flasin në emrin e tij, por shtoi se ai si kryeministër, nuk ka autorizuar asnjë që të flasë apo të bëjë punët e shtetit në emrin e tij. Më tej Rama theksoi se për arsye të ndryshme, kryesisht të punës, ai është dashur që të krijojë afërsi me persona të caktuar dhe shtoi se ndjente keqardhje kur personat me të cilët ai mund të kishte krijuar një marrëdhënie, ekspozohen si persona që kanë probleme me ligjin. Por Rama sqaroi se përtej keqardhjes, është shumë i çliruar sepse sipas kryeministrit, gjithësecili në gjykatë do të përballet vetë me ligjin. “Tani...
Burimi:
javanews.al