Rama paralajmëron administratën: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve duhet të ketë përgjegjësin dhe koston e vet
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh të fortë për drejtuesit e administratës publike, duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri dhe respektim të afateve në dhënien e përgjigjeve ndaj qytetarëve. Në një video të publikuar nga takimi me strukturat e bashkëqeverisjes, zëvendësministrat dhe drejtuesit e drejtorive, Rama paralajmëron se vonesat në trajtimin e kërkesave nuk do të kalojnë pa pasoja për personat përgjegjës. “Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës, në të cilin ne do të përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston. Të gjitha ato çështje që kanë ndalesë ligjore duhen ndarë në kategori të ndryshme dhe, në atë...
Burimi:
kohajone.com