Rama: Nuk duhet të kemi më kufizim në buxhetin e QSUT-së…

Rama: Nuk duhet të kemi më kufizim në buxhetin e QSUT-së…

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, kanë inspektuar ambientet e reja në QSUT, ku janë njohur me shërbimet e Kardiokirurgjisë dhe ndërhyrjet e kryera për përmirësimin e infrastrukturës spitalore. Një nga ndryshimet e reja është krijimi i një dhome të dedikuar për kryerjen e procedurave sterile, duke shmangur realizimin e tyre në ambientet e reanimacionit. Gjatë vizitës u diskutua gjithashtu edhe autonomia financiare e QSUT-së, e cila sipas planit të qeverisë pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. Në kuadër të vizitës, Spahiu dhe Rama vlerësuan kontributin e profesionistëve që kanë shërbyer ndër vite në strukturat e Kardiokirurgjisë. Gjashtë mjekë dhe profesorë, Edmond Kapedani, Aurora Knuti, Efrosina Kajo, Arben Baboçi, Ajli Alushani dhe Ali Refatllari, u nderuan me...