Rama ngrihet kundër gjyqtarëve: Çfarë mbetet për mësuesit, mjekët e ushtarakët?

Rama ngrihet kundër gjyqtarëve: Çfarë mbetet për mësuesit, mjekët e ushtarakët?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke kritikuar një deklaratë të bërë nga një gjyqtar lidhur me burimin e parave për rritjen e pagave në sistemin e drejtësisë. Gjyqtari është shprehur se për rritjen e pagave “janë aq para sa GJKKO i konfiskon çdo vit krimit të organizuar”. Rama e cilësoi këtë deklaratë si të papranueshme dhe si tregues të, sipas tij, një keqkuptimi të thellë mbi mënyrën se si funksionon thesari i shtetit. “Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!”, shkruan Rama, duke shtuar se ideja që paratë e konfiskuara mund të konsiderohen si të ardhura që u takojnë drejtpërdrejt gjyqtarëve është, sipas tij, e gabuar. Kryeministri e krahasoi këtë situatë me një skenar hipotetik ku...