Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Irlandë, ishte i ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), për të folur me një audiencë ekspertësh të Europës dhe Ballkanit, si dhe diplomatësh, për temën “Udhëtimi Europian i Shqipërisë: Nga aspirata te integrimi”. Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt integrimit në BE. Rama tha se për Shqipërinë ky është një moment kulmor dhe se mundësia për t’u bërë pjesë e BE-së është më afër se kurrë. “Jemi në një moment tejet përcaktues të historisë sonë, pasi shohim jo vetëm horizontin që ka qenë kështu gjithmonë, por shohim edhe një derë të hapur si një mundësi reale të vërtetë për t’u bërë pjesë e kësaj...