Rama në panik anulon mbledhjen e grupit parlamentar, studentët i shembën fasadën e propagandës
Edi Rama në panik e sipër ka vendosur të anulojë mbledhjen e grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar. Edhe pse mbledhja ishte parashikuar të mbahej në Pallatin e Brigadave, sot është vendosur anulimi i saj. Në këtë mbledhje do të diskutohej për Praninë Besnike dhe për Pasqyrën. Por studentët një ditë më parë e rrëzuan fasadën e propagandës së Edi Ramës. Revolta e studentëve një ditë më parë ishte një goditje e fortë ndaj narko-shtetit të Edi Ramës. Protesta pritet të vazhdojë edhe sot pasi studentët kanë deklaruar se nuk do të ndalen.
Burimi:
syri.net