No Image Available

Rama në një nga kioskat e djegura: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është e tyre

Nga një prej kioskave të djegura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama përforcoi të njëjtën deklaratë të një dite më parë se pas sulmeve në kryeqytet nuk qëndrojnë studentët. Fajin ia adresoi sërish opozitës së kapur dhe të huajve që s’e duan Shqipërinë në BE. Për kryeministrin nuk është rastësi që mbyllja e kapitullit të katërt përkon me një protestë të kësaj përmase. Ai u dha sërish të drejtë studentëve për kërkesat e tyre, por tha se nuk ka përkulje para dhunës. Me bindje, u shpreh se duhet bërë durim në këtë situatë për të dalë më të fortë. “Përballuam një tërmet me pasoja, ruajnZ Zot ku e ku më të mëdha dhe ia dolëm së bashku dhe sot ata që humbën shtëpinë...