Rama në Mal të Zi, mbahet sot Samiti i Berlinit me liderët e rajonit

Rama në Mal të Zi, mbahet sot Samiti i Berlinit me liderët e rajonit

liderët politikë MALI I ZI-Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian mblidhen sot në Miloçer, pranë Budvës, në Mal të Zi, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Pjesë e Samiti është edhe kryeministri Edi Rama. Në takim do të jenë të pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, si dhe kancelari austriak Christian Stocker. Në nivel europian dhe ndërkombëtar, në aktivitet do të marrin pjesë ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ministri francez për Europën Benjamin Haddad dhe komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos. Prania e tyre nënvizon rëndësinë që procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor vijon të ketë në agjendën europiane.  Në fokus do të jenë...