“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit rikthehen përpara Kryeministrisë, përplasen me policinë
Pas shpërndarjes për disa minuta, protestuesit janë rikthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar tubimin me thirrje politike. Gjatë protestës, qytetarët kanë hedhur slogane kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Rama në burg, Berisha në burg”, është thirrja që po dëgjohet nga protestuesit e mbledhur përpara Kryeministrisë. Ata gjithashtu u përplasën me policinë, teksa kërkuan të qëndronin përpara godinës.
Burimi:
ntv.al