Rama në Berlin mes liderëve botërorë, diskutohet fati i Ukrainës dhe përballja me Rusinë!
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”, me ftesë të kancelarit gjerman Friedrich Merz. Rama është pritur në Kancelarinë Federale nga Merz, ndërsa ka publikuar edhe fotografi nga takimi, duke bërë të ditur pjesëmarrjen në këtë samit ndërkombëtar. Në tryezë janë përfaqësues të 37 vendeve, si dhe drejtues të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Diskutimet përqendrohen te situata në Ukrainë, përpjekjet diplomatike për arritjen e paqes dhe garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Kievit pas përfundimit të luftës. Një tjetër çështje e rëndësishme është koordinimi i mbështetjes politike, financiare dhe ushtarake për Ukrainën, si dhe mundësia e vendosjes së mekanizmave të sigurisë në rast të arritjes së një armëpushimi. Takimi zhvillohet në...
Burimi:
ntv.al