Rama me një grup profesorësh të Forumit Ekonomik Botëror: “Unë besoj se ajo që bën vërtet ndryshimin është ëndrra”
“Ajo që bën vërtet ndryshimin është ëndrra”, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me një grup profesorësh të Forumit Ekonomik Botëror, duke e lidhur transformimin e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit me aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në përgjigje të një pyetjeje të një profesoreje nga Mongolia mbi transformimin demokratik të Shqipërisë dhe sfidat e tranzicionit, Rama tha se Shqipëria ka kaluar një periudhë të gjatë ndryshimesh, ndërsa “ëndrra” europiane ka qenë një faktor i rëndësishëm orientues. “Unë besoj se ajo që bën vërtet ndryshimin është ëndrra”, u shpreh Rama, duke sjellë si shembull Afganistanin dhe Irakun, ku, sipas tij, njerëzve iu ofruan premtime për një të ardhme më të mirë, por ato nuk u realizuan. Rama theksoi se Shqipëria, ndryshe nga këto...
Burimi:
kohajone.com