Rama mbush Kryeministrinë me letra “Dialog”, studentët presin dorëheqjen e tij
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë protestat kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Kreu i qeverisë ka publikuar sërish imazhin e tryezës prej guri, mbi të cilën ka vendosur shënimet me mbishkrimin “Dialog”, duke përcjellë kështu të njëjtin mesazh për hapjen e një komunikimi me studentët. Megjithatë, deri më tani, studentët kanë refuzuar ftesat e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre kryesore mbetet largimi i Ramës nga detyra. Protestat vijojnë prej disa javësh në Tiranë, ku studentët organizojnë marshime në rrugët e kryeqytetit dhe ndalen në fakultete të ndryshme, duke bërë thirrje për përfshirjen e më shumë studentëve në këtë lëvizje. Në krah të protestuesve janë bashkuar edhe pedagogë,...
Burimi:
gijotina.com