Rama mbron guvernatorin e BSH nga arrestimi/ BIRN: Në Kuvend u paraqit një variant i ndryshuar
Me 84 vota pro, shumica parlamentare miratoi të enjten ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, duke i dhënë guvernatorit mbrojtje të posaçme nga arrestimi dhe kontrollet pa autorizimin e Kuvendit. Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, i cili i jep guvernatorit Gent Sejko mbrojtje të posaçme nga masat e arrestit dhe kontrollet e prokurorisë, pavarësisht kritikave të ekspertëve mbi përputhshmërinë e kësaj dispozite me Kushtetutën dhe parimin e barazisë përpara ligjit. Projektligji u miratua me 84 vota pro, në një seancë plenare të shoqëruar me tensione, ndërsa deputetët e opozitës protestuan në sallë duke ndezur tymuese dhe flakadanë. Në votim morën pjesë deputetët e shumicës socialiste dhe të Partisë Socialdemokrate, ndërsa kryeministri Edi Rama u largua nga...
Burimi:
syri.net