No Image Available

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Vilën e Kuqe

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar në një takim që po zhvillohet në rezidencën qeveritare, në Vilën e Kuqe në Tiranë. Mbledhja ka nisur në orën 09:00, ku përveç anëtarëve të qeverisë, në të marrin pjesë edhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Në fokus të diskutimeve është edhe çështja e dorëheqjes së kërkuar për disa nga drejtuesit e institucioneve në varësi të ministrive. Vetë Rama u kërkoi një ditë parë ministrave të nisin procesin e shkarkimit të drejtuesve.   Dogantat, tatimet, QKB, AMF, AMLF, Kadastra, AKU, ISUV, AKUK dhe burgjet janë institucionet e prekura, ku drejtuesit duhet të dorëzojnë dorëheqjet deri të hënën, më 26 tetor, së bashku me një raport mbi punën e tyre.