Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri
Sot në orën 10:00 mbahet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet larg kryeqytetit, në një resort turistik në Gjirin e Lalzit. Axhenda nuk është bërë ende publike, ndërsa dihet vetëm se kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalim. Periudha në të cilën po mbahet kjo asamble vjen mes zhvillimeve të forta politike. Përgatitja për zgjedhjet lokale dhe formula se si socialistët do t’i zgjedhin kandidatët për 46 kryetarë bashkie, pritet të jetë në qendër të vëmendjes. Emra të rëndësishëm tashmë janë hedhur në opinionin publik nga media si kandidatura të mundshme por ‘hermetizmi’ në kampin socialist vijon të jetë i fortë. Erion Braçe ka paralajmëruar se nuk do ta lejojë pa tentuar një proces brenda partiak për përcaktimin e...
Burimi:
javanews.al