Rama kërkon llogari nga supermarketet,  si do funksionojë “Pasqyra e Çmimeve”

Rama kërkon llogari nga supermarketet, si do funksionojë “Pasqyra e Çmimeve”

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar bashkëpunimin e përfaqësuesve të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë për vënien në funksion të “Pasqyrës së Çmimeve”, platforma e re digjitale që synon t’u mundësojë qytetarëve të krahasojnë çmimet e produkteve në pika të ndryshme shitjeje. Gjatë takimit me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj, Rama kërkoi që supermarketet të konfirmojnë pikat e shitjes që do të përfshihen në fazën pilot të platformës. Sipas kërkesës së kryeministrit, operatorët duhet të dorëzojnë të dhënat për produktet, përfshirë barkodin, markën dhe njësinë matëse, në mënyrë që informacioni të jetë i krahasueshëm për konsumatorët. Një tjetër kërkesë lidhet me pasqyrimin e çmimit final që paguan konsumatori. Platforma pritet gjithashtu të dallojë produktet me çmime promocionale dhe të...