Rama kërcënon prindërit dhe studentët: Ju do të paguani faturën e djegies së Tiranës! Nuk ka më bursa…

Rama kërcënon prindërit dhe studentët: Ju do të paguani faturën e djegies së Tiranës! Nuk ka më bursa…

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se faturën për të gjithë shkatërrimin në Tiranë do ta paguajnë prindërit e gjimnazistëve dhe studentëve. Jo vetëm, kaq, por ai kërcënoi edhe studentët. “Do u hiqet e drejta për arsim falas dhe bursa”. “Kush i është vënë në dispozicion këtij plani ogurzi, do të paguajë. U them të gjitha familjeve të atyre të miturve: Do të paguani në rast se nuk do të mbani përgjegjësinë tuaj për ata fëmijë, në rast se nuk dini ju t’i mbroni fëmijët tuaj dhe i lini rrugëve, nga 15, 14, 13 apo 16 vjeç, që të marrin rolin e mburojës së atyre të tjerëve që janë mbrapa. Atëherë, fatura financiare për të gjitha këto dëme do t’ju përndjekë deri në fund. U them...