Rama jepe dorëheqjen/ Studentë e qytetarë protestë sot në orën 14:00
Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon sot në ditën e saj të 168-të. Studentët kanë njoftuar zhvillimin e një tjetër proteste kombëtare në Tiranë, e cila pritet të nisë në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Tubimi zhvillohet në kuadër të strategjisë së re të organizatorëve për mbajtjen e dy protestave kombëtare çdo javë, të mërkurën dhe të shtunën. Kjo mënyrë organizimi u njoftua pas më shumë se 150 ditësh protestë, me synimin për të vijuar qëndresën e studentëve dhe mbështetësve të tyre. Lëvizja mori një dimension të ri në tetor, me përfshirjen e studentëve. Ajo që nisi me kërkesa për përmirësimin e kushteve në universitete, problematikat e arsimit dhe perspektivën e të rinjve, u zgjerua pas përplasjeve të 13 tetorit, kur dorëheqja...
Burimi:
syri.net