Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit zhvendosen tek sheshi ‘Skënderbej’
Ora 20:00 Nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ protestuesit janë zhvendosur në sheshin ‘Skënderbej’ Protestuesit thërrasin “Rama jepe dorëheqjen’! apo ‘Pa dorëheqje nuk ndalojmë’. Ndërkohë kordonët policorë po ruajnë godinat ministrive. Ndryshe nga mbrëmjet e tjera kur sheshi u kthye në një ‘arenë lufte’ e dhune nga policia drejt protestuesve, mbrëmja sot është e qetë. Nesër në orën 10:00 është njoftuar një tjetër protestë, pikërisht kur është thirrur dhe seanca plenare në parlament. ‘Ka një numër të konsiderueshëm qytetarësh në shesh’ raporton gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.
Burimi:
syri.net