‘Rama është mishërimi i korrupsionit’/ TV publik belg: Revolta përhapet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë

‘Rama është mishërimi i korrupsionit’/ TV publik belg: Revolta përhapet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë

Për të tretën ditë radhazi, protestat në rrugë kundër qeverisë në Shqipëri kanë përfunduar në dhunë. Studentët dhe demonstrues të tjerë kërkojnë reforma në arsim dhe luftojnë gjithashtu kundër korrupsionit. Prej muajsh ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama dhe të qeverisë së tij. Por Rama nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij. Nga Kathleen Heylen, VRT NEWS Mbrëmjen e djeshme pati protesta masive kundër qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Rama në kryeqytetin Tiranë dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Në shumë vende, protestat përfunduan në përplasje të dhunshme me policinë. Protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarrë drejt godinave shtetërore, bllokuan rrugë dhe u vunë flakën kazanëve të plehrave. Policia e trazirave u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, granata verbuese dhe topa uji. Disa persona...