No Image Available

RAMA E PARAQITI SI JO STUDENT DHE ME PRECEDENT PËR DROGË, I RIU NXJERR NOTAT 10: KU TË KËRKOJ DREJTËSI?

Një fotografi e publikuar nga kryeministri Edi Rama, një pretendim për precedent penal dhe një student që del përpara kamerave me rezultatet e tij akademike. Përplasja e re mes kreut të qeverisë dhe protestuesve ka hapur një debat që shkon përtej një emri: kush mban përgjegjësi për akuzat e bëra publikisht nga pushteti? Kryeministri Edi Rama publikoi këtë të premte fotografitë dhe inicialet e një grupi personash që, sipas tij, janë ndaluar gjatë protestave dhe kanë precedentë penalë. Mes tyre ishte edhe një person me inicialet J.S., 20 vjeç, të cilin Rama e përshkroi si jo student dhe me precedent penal të regjistruar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Por përgjigjja erdhi nga vetë protesta. Jon Sulejmeri, i identifikuar nga disa media si studenti...