“Rama drejt greminës!” Shpërthen Maliqi: Kush do t’i japë shqelmin e fundit për të shpëtuar Shqipërinë?
Ish-deputeti, Lefter Maliqi, ka reaguar në lidhje me aksionin e SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen AKSHI, ku u ushtruan kontrolle ndaj ish-kryepolicit, Ilir Proda dhe u lëshua masë sigurie për kryetaren e SHISH, Vlora Hyseni. Në një postim në rrjete sociale, Maliqi, shkruan se kjo ishte sipas tij një goditje e rëndë ndaj Ramës dhe se ky i fundit tani ndodhet pranë greminës. “Rama pranë greminës! Kush do t’i japë shqelmin e fundit për të shpëtuar Shqipërinë?”, shkruan Maliqi ndër të tjera. Reagimi Rama pranë greminës! Kush do t’i japë shqelmin e fundit për të shpëtuar Shqipërinë? Shteti ka rënë? Po Rama, pse qëndron me një këmbë ende në krye? Sot, arrest shtëpie drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, goditje e rëndë; nën hetim...
Burimi:
gijotina.com