Rama: Do të krijohet Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, bonus për mësuesit e tyre
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij 'Flasim' ka njoftuar nismën e re lidhur me fëmijët e spektrit autik. Rama deklaroi se do të krijohet një Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe. Gjatë bisedës, ku të ftuar ishin një nënë së bashku me djalin e saj me aftësi ndryshe, Rama tha se synimi është që prindërit të kenë një rol më të drejtpërdrejtë në përcaktimin e politikave dhe masave mbështetëse. Më tej, shpjegoi se ky Këshilli do ketë në përbërje përfaqësues të institucioneve, prindërve dhe mësuesve. Kreu i qeverisë kërkoi edhe ndërtimin e një sistemi trajnimi për mësuesit ndihmës dhe propozoi që ata të përfitojnë një pagesë shtesë mbi pagën. “Duhet ndërtuar një sistem trajnimi dhe duhet parë mundësia që këtyre mësuesve t’u jepet një mbështetje...
Burimi:
zeri.ai