“Rama dhe Vuçiç të përfshirë”/ A po përgatitet një krizë e re në Ballkan?

“Rama dhe Vuçiç të përfshirë”/ A po përgatitet një krizë e re në Ballkan?

Vudi Xhumshiti, kryeredaktor i “Gunpowder Chronicles”, deklaroi në emisionin “Jashtë Kontrollit” se redaksia e tij ka marrë informacione nga burime ndërkombëtare për një skenar të mundshëm destabilizimi në rajon. Sipas tij, në këtë përpjekje pretendohet se janë të përfshirë Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç, me synimin për të zhvendosur vëmendjen nga protestat në Shqipëri dhe Serbi. Xhumshiti tha se informacionet e redaksisë së tij vijnë nga Londra dhe Berlini. Ai pretendoi se krijimi i tensioneve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut do të shkaktonte shqetësime të reja në Bruksel, Washington dhe Londër, duke e orientuar vëmendjen ndërkombëtare drejt dy krizave të reja rajonale. Sipas analizës së tij, kjo do t’u jepte qeverive në Tiranë dhe Beograd më shumë kohë dhe hapësirë për të menaxhuar ose...